Korçari gjeti vdekjen pas sek*it në makinë, Gjykata merr vendimin për prostitutën

Aktualitet

Korçari gjeti vdekjen pas sek*it në makinë, Gjykata merr

Gjykata e Korçës ka lënë në burg Vahide Shulin, 37-vjeçarja e cila ka qenë në automjet së bashku me viktimën Çelnik Malçellari. Ky i fundit është gjetur pa shenja jete 3 ditë më parë në afërsi të lagjes nr.10 në Korçë.

Malçellari dhe Vahide Shuli ka qenë duke kryer marrëdhënie seksuale në automjet teksa një moment 47 vjeçari nuk është ndjerë mirë dhe më pas ka gjetur vdekjen. Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, Çelnik Malçellari ka humbur jetën si pasojë e hipertensionit.

Gjatë hetimeve policia ka zbërthyer telefonin e viktimës ku ka gjetur dhe identifikuar 37-vjeçaren që ka qenë në makinë me të.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Vahide Shuli është shoqëruar për në polici, ndërsa në dëshminë e saj ka thënë se ata janë takuar së bashku në jagjen nr.10 në Korçë ku dhe kanë kryer marrëdhënie seksuale. Ajo më tha se Çelniku muk po ndihej mirë dhe ajo kishte insnituar të lajmëronte ambulancën, por ai nuk kishte pranuar. 37-vjeçarja tha se ajo është larguar më pas duke i thënë se e pret bashkëshorti në shtëpi.

Vahide Shuli me origjinë nga Librazhi, banon në Korçë në një banesë me qira me burrin e saj ndërsa 47-vjeçari punonte në një fast-food.

Detajet e zbuluara nga grupi hetimor tregojnë se Çelnik Malçellari është gjetur gjysëm i zhveshur në automjet ndërsa në dorë kishte një kartmonedhë me vlerë 500 lekë të reja, çka është marrë si konfirmim për atë që policia deklaroi më parë, për ushtrim prostitucioni nga ana e 37-vjeçares

ME TE LEXUARAT