SPAK 24 masa në Universitetin Bujqësor, rektori në Grupin e PS: E kam dhënë telefonin, s’kam asgjë për të fshehur

Aktualitet

SPAK 24 masa në Universitetin Bujqësor, rektori në Grupin e PS: E

Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës mbajti fjalën sot në Grupin e PS.

Sallaku: Unë kam qenë  subjekt i marrjes së telefonit unë kam qenë i gatshëm e kam dhënë s’kam asgjë për të fshehur kemi dhënë të gjitha dokumentacionet e kërkuara, unë dua edhe një herë të siguroj sepse ky është qëllimi kryesor

ju garantoj që unë nuk jam këtu për politikë dhe me kryeministrin kemi folur disa herë, kemi shkëmbyer jo debate por koncepte, asnjëri nuk e  besonte që do të vinte një ditë që do ulej në tavolinë me universitetin Boku të Vienës, kemi filluar këtë lloj bashkëpunimi jemi të gatshëm por do të doja shumë që i gjithë fokusi të mos merrej me anësoret por thelbin 

ky universitet i duhet Shqipërisë, prindërit duhet të qetësohen, në shtator do të shkojmë me një ofertë të re akademike. Stafi është i përkushtuar shpresoj që personat të gjejnë të gjitha energjitë, është shqetësim i madh por shpresoj që çdo njeri të pastrojë imazhin jam shumë besimplotë, për këtë drejtësia të bëjë punën e vet, i gatshëm për të siguruar çdolloj informacioni. Shpresoj që ky proces të mbarojë në të mirën tonë të përbashkët, të mos dalë asgjë nga konteksti.

ME TE LEXUARAT