24 të arrestuar nga SPAK, rektori i Bujqësorit në Grupin e PS: Nuk mbroj askënd, Universiteti do të ringrihet

Aktualitet

24 të arrestuar nga SPAK, rektori i Bujqësorit në Grupin e PS:

Rektori i Universitetit të Bujqësorit, Fatbardh Sallaku, ka reaguar në Grupin Parlamentar të PS-së, lidhur me 24 masat e sigurisë të lëshuara me urdhër të SPAK për stafin dhe pedagogët e UBT-së.

Ai u shpreh se nuk mbron askënd që mund të ketë abuzuar, duke shtuar se ia lë drejtësisë të veprojë, duke shtuar se “shpresoj të jetë një proces sa më i ndershëm”.

Rektori Sallaku deklaroi se ka shumë besoj që Universiteti Bujqësor do të ringrihet.

Fatbardh Sallaku: Jam i gatshëm të shkoj në çdo grupim për ti sqaruar këto gjëra, do të doja shumë që të sqaronim dy pozicione

Unë nuk mbroj asnjë person  cili mund të ketë abuzuar, ia lëmë drejtësisë komplet të veprojë, shpresoj të jetë një proces sa më i ndershëm.

Nga ana tjetër, kam shumë besim që Universiteti Bujqësor jo vetëm do të ringrihet, sepse kemi pasur goxha sfida të tilla.

24 të arrestuar nga SPAK, rektori i Bujqësorit në Grupin e PS: Nuk mbroj askënd, Universiteti do të ringrihet

ME TE LEXUARAT