Sot seancë plenare, Kuvendi rrethohet me gardh metalik. Deputetët e PS futen nga hyrja anësore
Lajmifundit
/
13 Korrik 2026, 09:41
Aktualitet

Kuvendi do të mblidhet sot në seancë plenare, ndërsa i gjithë perimetri i godinës është rrethuar me gardh metalik.
Raportohet se deputetët e Partisë Socialiste po hyjnë në ambientet e Parlamentit nga hyrja anësore, në krahun e Akademisë së Shkencave.
Në hyrjen kryesore janë vendosur gardhet metalike që rrethojnë të gjithë perimetrin e Kuvendit.


