Soreca: BE mbështet iniciativën për krijimin e Parkut Kombëtar të Vjosës, të dëgjohet zëri i ekspertëve

Aktualitet

Soreca: BE mbështet iniciativën për krijimin e Parkut

Bashkimi Europian ka mbështetur iniciativën për krijimin e Parkut Kombëtar të Vjosës. Ambasadori i BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca shkruan se do të ndjekin nga afër konsultimet duke bërë thirrje që të dëgjohet zëri i ekspertëve.

“Ne mbështesim iniciativën për krijimin e Parkut Kombëtar Vjosa. Bashkimi Europian vazhdon ta ndjekë këtë çështje nga afër së bashku me Ambasadat e BE, në konsultim me autoritetet e Shqipërisë. Është thelbësore që zëri i komuniteteve lokale dhe ekspertëve të mjedisit të dëgjohet.”, shkruan Soreca në reagimin e tij.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion