Përdhunimi i të miturës në Mirditë, 3 të tjerë në monitorim, dyshohen si të përfshirë në ngjarje

Aktualitet

Përdhunimi i të miturës në Mirditë, 3 të

Telefoni i 15-vjeçare dhe 5 personave të arrestuar si të dyshuar për përdhunimin e së miturës janë dërguar për ekzaminim të specializuar. Burime nga prokuroria e Lezhës bëjnë me dije se në aparatin celular të së miturës janë gjetur biseda dhe mesazhe vetëm të ditës kur është bërë denoncimi, pasi ajo i fshinte në vazhdimësi nga frika e prindërve. Gjithashtu pritet përgjigja e analizave që do të vërtetojnë nëse personat e vënë nën akuzë dhe që ndodhen me masë sigurie në burg kanë abuzuar seksualisht me të miturën në Mirditë.

Për prokurorinë përgjigja e këtyre do të konsiderohen si provat kryesore që do të vërtetojnë akuzat e ngritura ndaj 5 të arrestuarve për përdhunimin e të miturës.

Ndërkohë referuar moshës, dëshmia e vajzës nga oficerët e policisë gjyqësore është marrë në prani të njëri prind dhe psikologu. Hetuesit kanë dyshime dhe për të paktën 3 persona të tjerë të përfshirë, por ende nuk ka prova të mjaftueshme. Ata janë marrë në pyetje dhe po mbahen nën monitorim të vazhdueshëm. E mitura e përdhunuar po mbahet në një qendër rehabilitimi në Tiranë.

Rasti i abuzimit seksual me të miturën në Tarazh të Mirditës u zbulua pas denoncimit në polici të vajzës dhe familjareve të saj, ndërsa u arrestuan Artan Kaçorri, 31 vjeç, Albert Molla,27 vjeç, Ermal Tarazhi, 30 vjeç, Nike Lleshi, 44 vjeç dhe shtetasi i mitur me iniciale A.Gj, 17 vjeç që të pestë të afërm me njëri-tjetrin banues në fshatin Tarash-Mirditë, të cilëve u është dhënë masa 'arrest me burg'.

Të arrestuarit në bashkëpunim me njëri tjetrin me anë të shantazheve kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me vajzën 15-vjeçare. Kjo ngjarje tronditi mbarë opinionin publik, duke nxitur protesta në disa qytete të Shqipërisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion