S`ndalen konfliket mes të rinjve në Tiranë, plagosen 10 dhe 14 vjecari tek "Asllan Rusi", procedohen tre autorët

Aktualitet

S`ndalen konfliket mes të rinjve në Tiranë, plagosen 10 dhe 14

Dy të mitur të moshave 10 dhe 14 vjeç kane mbetur te plagosur pas nje konflikti me mjete prerese ne Tirane. 

Lajmi u be me dije nga policia e cila theksoi se ngjarja e rende ka ndodhur si pasoje e nje konflikti mes femijeve nderkohe qe jane proceduar penalisht tre prej tyre.

Njoftimi i policise:  

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë

Nr. 2 proceduan penalisht 3 shtetas të mitur të moshave 14, 14 dhe 15 vjeç, pasi ditën e djeshme, në afërsi të pallatit të sportit "Asllan Rusi", janë konfliktuar, dyshohet me sende të forta, me disa bashkëmoshatarë të tyre.

Si pasojë janë dëmtuar dy të mitur të moshave 10 dhe 14 vjeç.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan tre mjete prerëse, lëndë piroteknike (flakadanë dhe fishekzjarrë) dhe një send i fortë (shkop).

ME TE LEXUARAT