Aksident me vdekje në Fier-Seman/ Humb jetën 50-vjeçari

Aktualitet

Aksident me vdekje në Fier-Seman/ Humb jetën 50-vjeçari

Një 50-vjeçar ka humbur jetën këtë të martë, si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor në aksin Fier-Seman.

Rreth orës 02:00, në aksin rrugor “Fier-Seman”, dyshohet se shtetasi A. G., 22 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin K. S., rreth 50 vjeç. Si pasojë e përplasjes, shtetasi K. S. ka humbur jetën në vendngjarje.

Policia po punon për kapjen e drejtuesit të automjetit, shtetasit A. G., i cili është larguar nga vendi i aksidentit, me këmbë.

“Rreth orës 02:00, në aksin rrugor “Fier-Seman”, dyshohet se shtetasi A. G., 22 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin K. S., rreth 50 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, shtetasi K. S. ka humbur jetën në vendngjarje.

Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e drejtuesit të automjetit, shtetasit A. G., i cili është larguar nga vendi i aksidentit, me këmbë.”- njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion