Snajper dhe bllokues valësh/ Erdogan në Tiranë, çfarë po ndodh te Xhamia e Namazgjasë

Sot në Tiranë do të jetë presidenti turk Tajip Rexhep Erdogan, i cili pritet të përurojë xhaminë e Namazgjasë.
Pak përpara se Erdogan të mbërrijë në Tiranë, janë marrë edhe masat e sigurisë për kreun e shtetit turk.
Snajperistë janë vendosur në ndërtesat pranë xhamisë për të garantuar sigurinë e presidentit turk. Siç mund ta shihni në pamjet më poshtë, është momenti kur snajperistët ngjiten dhe pozicionihen në çatinë e një prej godinave.
Gjithashtu në oborrin e sallës së parlamentit janë vendosur të tjera forca policie si dhe një makinë që përdoret për bllokimin e valëve të telefonave me qëllim shmangien e ndonjë incidenti.
Inaugurimi i xhamisë së Namazgjasë do të bëhet në orën 16:50 sipas axhendës. Turqia ka investuar për të ndërtuar Xhaminë e Namazgjasë e cila ka një kapacitet prej së paku 5000 personash.


