Skema e pazakontë te "313"/ Koka'ina si guaska e kan'abisi si karkaleca, si u fsheh dro'ga te makaronat me fruta detit

Aktualitet

Skema e pazakontë te "313"/ Koka'ina si guaska e
Gjatë një kontrolli të zhvilluar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale ditën e djeshme u gjet një sasi e dyshuar lënde narkotike në burgun 313 në Tiranë.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka siguruar foto nga droga e cila ishte futur brenda makaronave të përgatitura.

Janë gjetur 12 doza të dyshuara kokainë dhe 17 doza të dyshuara kanabis sative.


Kontrolli është kryer nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (AMSEVP).

Zbulimi i lëndës narkotike vjen në një kohë kur kontrollet në institucionet penitenciare kanë evidentuar edhe raste të tjera të futjes së sendeve të ndaluara.

Kontrollet synojnë evidentimin dhe parandalimin e futjes së lëndëve narkotike, telefonave celularë dhe sendeve të tjera të ndaluara në institucionet e vuajtjes së dënimit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion