Riatdhesimi i 5 shqiptarëve nga Siria/ Rama reagon pas operacionit: Një fillim i ri nën mbrojtjen e shtetit

Aktualitet

Riatdhesimi i 5 shqiptarëve nga Siria/ Rama reagon pas operacionit:
Pesë shtetas shqiptarë, mes tyre tre të mitur, janë riatdhesuar nga Siria pas një procesi të gjatë dhe të vështirë.

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, thekson se vijojnë përpjekjet për kthimin edhe të shtetasve të tjerë shqiptarë që kanë mbetur ende në Siri.

Rama e cilëson riatdhesimin si një detyrim njerëzor dhe shtetëror, me synimin për t’u garantuar të kthyerve një fillim të ri nën mbrojtjen e institucioneve shqiptare.



“Pesë shtetas shqiptarë, nga të cilët 3 të mitur, u riatdhesuan nga Siria pas një procesi të gjatë dhe të vështirë, ndërkohë që vijon përpjekja për riatdhesimin e atyre që kanë mbetur ende në Siri.

Një detyrim njerëzor dhe shtetëror, për t’u garantuar një fillim të ri nën mbrojtjen e institucioneve shqiptare“, shkruan Rama.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion