“S’kam qenë kurrë e dashuruar”, Tayna shuan kureshtjen mbi jetën private

Showbiz

“S’kam qenë kurrë e dashuruar”, Tayna shuan

Tayna ka cekur si rrallëherë jetën e saj private në “Mirëmbrëma yje” me Arbana Osmanin. E ngacmuar disa herë nga Arbana edhe për tekstet e këngëve se ku e merr frymëzimin, ajo tha “te historitë” e njerëzve.

Gjatë viteve, është përfolur një lidhje e mundshme me ish-menaxherin, Rinor Hykolli për të cilin sqaroi se “ka qenë marrëdhënie vetëm profesionale” dhe e ka parë “si vëlla të madh”. Por në ç’pikë është jeta e saj intime në këtë moment? Tayna është beqare dhe është e bindur se s’e ka ndier kurrë dashurinë e thellë.

"Unë mendoj se nuk kam qenë kurrë e dashuruar. Kam dashur, por e dashuruar, dashuria e jetës, jeta e vdekja, jo. E re jam, fokusin e kam te vetja, me kalimin e viteve e vlerëson shumë vlerën tënde, kohën tënde.

Nuk ia jep kohën tënde dikujt që nuk të jep diçka që mund të kesh përfitim. Partnerin nuk e kam gjetur, mirë jam, nuk duhet patjetër, kam punë të tjera njëherë. Nëse vjen mirë, nëse nuk vjen shëndoshë e mirë jemi", theksoi Tayna.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion