EMRAT/ Abuzuan me tenderin 143 mln lekë në UKT, GJKKO shpall të pafajshëm 3 punonjësit e bashkisë

Aktualitet

EMRAT/ Abuzuan me tenderin 143 mln lekë në UKT, GJKKO shpall të

GJKKO ka dhënë vendimin për 4 ish-zyrtarë të bashkisë së Tiranës, të cilët akuzohen se kanë abuzuar me tenderat kur kanë qenë punonjës në “Ujësjellës Kanalizime Tiranë”.

Tre punonjësit e Ujësjellësit të Tiranës, Ledia Ramon, Ortjon Dhamin dhe Engjëll Dedjan janë shpallur të pafajshëm, ndërsa biznesmeni Bledar Shemaj është dënuar me 6 muaj burg.

Ledia Ramon, Ortjon Dhamin dhe Engjëll Dedjan u akuzuan nga SPAK se favorizuan kompaninë 'Ë Center' të Blerim Shemaj në një tender me vlerë rreth 143 mln lekë për blerje kimikatesh dhe karbon aktiv. Ndërsa biznesmeni u dënua me 6 muaj burg pasi u akuzua për falsifikim dokumentesh.

Në dosjen e SPAK thuhej se: Ledia Ramo, Ortjon Dhami dhe Engjëll Dedja, akuzohen për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258, i Kodit Penal.

– Bledar Shemaj, akuzuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i dokumentave” dhe “Falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve”, parashikuar nga nenet 186/1 dhe 190/1, të Kodit Penal.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion