Skafi pësoi defekt, policia kufitare shpëton 6 turistë në Karaburun
Lajmifundit
/
10 July 2021, 17:34
Aktualitet

Gjashtë turistë janë shpëtuar nga policia kufitare në Karaburun pas defektit që ka pësuar mjeti me të cilin po lundronin.
Skafi ka pësuar defekt në motor dhe për pasojë kanë rrezikuar mbytjen. Ata kanë arritur të kërkojnë ndihmën e policisë kufitare pranë gjirit “Dhim Kushta” në Karaburun, raporton abcnews.
Ndërhyrja e policisë kufitare ka bërë që 6 turistët të shpëtohen pa probleme për jetën.


