Situatë kritike në Drenovë të Mallakastrës, zjarri del nga kontrolli! Flakët pranë puseve të naftës

Aktualitet

Situatë kritike në Drenovë të Mallakastrës, zjarri del

Dhjetëra forca zjarrfikëse vijojnë të përballen me flakët në Drenovë, ku situata vijon të mbetet kritike.

Pavarësisht ndërhyrjes nga ajri, flakët nuk po vihen në kontroll, teksa intensiteti i erës ka favorizuar përhapjen e flakëve në një sipërfaqe shumë të gjerë duke dalë tërësisht jashtë kontrollit.

Tymi i dendur vështirëson punën e shërbimeve zjarrfikëse, ndërsa pritet ndërhyrja nga ajri për të vënë nën kontroll flakët që janë afruar shumë pranë puseve të naftës.

Shërbimet zjarrfikëse të Mallakastrës, Fierit, Patosit, forcat bashkiake dhe efektivët e ushtrisë po punojnë për të mbajtur nën kontroll flakët në mënyrë që të mos avancojë drejt zonës së banuar.

 

ME TE LEXUARAT