Vajza tentoi t’i jepte fund jetës pas debatit me të atin, gjendet arma në Vlorë!

Aktualitet

Vajza tentoi t’i jepte fund jetës pas debatit me të atin,

Gjendet dhe sekuestrohet arma me të cilën e mitura në Vlorë tentoi të vriste veten, duke mbetur e plagosur rëndë.

Policia sqaron se në vijim të hetimeve për ngjarjen e ndodhur më datë 14.07.2025, në lagjen “Kushtrimi”, ku një 17-vjeçare mbeti e plagosur rëndë pas tentativës për vetëvrasje me armë zjarri, u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi, në cilësinë e provës materiale, i armës së zjarrit pistoletë, e cila ishte hedhur në një vend grumbullimi materialesh të ndryshme shtëpiake, pranë banesës së gjyshërve të të miturës dhe ndodhej brenda një qeseje plastike.

Arma e sekuestruar do t’i dërgohet Institutit të Policisë Shkencore për ekzaminime të mëtejshme, me qëllim dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Materialet shtesë iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

 

 

ME TE LEXUARAT