Situatë e rëndë në Shkodër, 1 mijë hektarë tokë bujqësore nën ujë, bllokohet ura

Aktualitet

Situatë e rëndë në Shkodër, 1 mijë hektarë

Situata në vend është shfaqur e rënduar gjatë të gjithë ditës së sotme si pasojë e reshjeve të dendura.

Një nga zonat më të prekura është qarku i Shkodrës.

Sipërfaqja nën ujë në territorin e Bashkisë Shkodër është zgjeruar gjatë orëve të mbrëmjes, ku përveç reshjeve, shkarkimet e hidrocentraleve po japin ndikimin e tyre, citon news24. Afro 1 mijë hektarë tokë bujqësore ndodhen nën ujë sipas raportimeve të pasdrekes, ku Ana e Malit dhe Guri i Zi janë njësitë më problematike.

Raportohet gjithashtu se është ndaluar plotësisht trafiku në Urën e re të Bahçallëkut.

Kjo pasi mbetjet e urës së vjetër janë marrë përpara nga uji dhe përplasen në irën e re.

Ndalimi i qarkullimit është bërë për shkak të rrezikut që mund t’i kanoset urës dhe personave që kalojnë mbi të.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion