Kapen grabitësit që vranë 89-vjecarin, të afërmit: Herën e parë policia nuk i zbuloi

Aktualitet

Kapen grabitësit që vranë 89-vjecarin, të afërmit:

Një 89-vjeçar, shtëpia e të cilët u grabit një ditë më parë, ka ndërruar jetë këtë të diel pasi nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të shkaktuara nga dhuna e dy grabitësve.

Çaush Shehaj humb i jetën sot në sallën e reanimacionit në Spitalin e Fierit.

Grabitja ndodhi mëngjesin e datës 19 nëntor. Autorët e dyshuar janë 22-vjeçari E. H. dhe 28-vjeçari M. G. Për”Moskallëzim krimi” është vënë nën hetim dhe një 16-vjeçar.

Kapen grabitësit që vranë 89-vjecarin, të afërmit:

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarri tip automatik me një krehër me fishekë.

Nipërit e 89-vjeçarit, Asqeri Çela dhe Astrit Çela thonë se i afërmi i tyre është dhunuar në mënyrë barbare nga grabitësit.

Ai ka pasur hematoma në të gjithë trupin, ndërkohë që jetonte në banesë me bashkëshorten e tij të sëmurë, ndërsa 4 fëmijë të martuar të 89-vjeçarit ndodhen në emigrim.

Sipas të afërmve, shtëpia e çiftit të të moshuarve u grabit për herë të dytë nga e njëjta dorë:

“Ky është rasti i dytë. Shkoi herën e parë policia, mori shenjat. Tani shkuan qetë qetë dhe e vranë”

Ata kërkojnë të vihet në vend drejtësia dhe autorët të marrin dënimin e merituar për këtë vrasje të shëmtuar./top channel

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion