Situata ne bashkine Shkoder nga prurjet e reshjeve, ja si paraqitet gjendja sot

Aktualitet

Situata ne bashkine Shkoder nga prurjet e reshjeve, ja si paraqitet gjendja sot

Miremengjes !

Situata ne Bashkine Shkoder, ne oren 08.00 te dates 26.01.2023 paraqitet si me poshte:

Situata eshte perkeqesuar krahasuar me diten e djeshme.

Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shenon kuoten 6.40 ka rritje me 25 cm me oren 08.00 te dates 25.01.2023 ( kuota max 7.50 m )

Niveli i Liqenit ( hidrometri ura e Bunes) shenon 8.60 m ka rritje me 5 cm me oren 08.00 te dates 25.01.2023 ( kuota max 8.70 m ).

Siperfaqja totale e permbytur ne Bashkine Shkoder eshte 1400 Ha, ka rritje me 80 Ha me oren 08.00 te dates 25.01.2023.

Njesia Administrative Ana e Malit 1300 Ha e permbytur.

Rruga e Obotit ka prezence uji 90 cm, e rritur me 15 cm me oren 08.00 e dates 25.01.2023.

Ujesjellesi Oblika 1 eshte jashte funksionit.

Ka prezence uji ne oborre ne 30 banesa, nga 15 qe ishin diten e djeshme ne fshatit Obot.

Ne rrugen e Obotit po operojne nje mjet i kalueshmerise se larte se bashku me 4 forca te ushtrise.

Njesia Administrative Dajç 100 Ha toke bujqesore .

Rruga Shirq-Darragjat eshte e pa kalueshme,ka presence uji ne nje lartesi 80 cm krahasuar me diten e djeshme.

Grupet e EC te Bashkise Shkoder jane ne monitorim te vazhdueshem te situates.

ME TE LEXUARAT