Situata me zjarret në vend/ Aktualisht vetëm dy vatra aktive

Aktualitet

Situata me zjarret në vend/ Aktualisht vetëm dy vatra aktive

Ministri i Mbrotjes, Niko Peleshi ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë raportuar 23 vatra zjarri, nga të cilat 21 janë shuar falë punës së pandërprerë të forcave të emergjencave civile.

Sipas tij, aktualisht janë dy vatra zjarri aktive, një në vendin e quajtur Agjioneri, në bashkinë Delvinë dhe një tjetër në bashkinë Dropull,

Në 24 orët e fundit janë raportuar 23 vatra zjarri, nga të cilat 21 janë shuar falë punës së pandërprerë të forcave të emergjencave civile. Aktualisht, mbeten aktive vetëm dy vatra: një në vendin e quajtur Agjioneri, në bashkinë Delvinë, ku po punohet intensivisht për izolimin e plotë të zjarrit, dhe një tjetër në bashkinë Dropull, ku situata është më e qetë, por puna vijon për të shmangur çdo rrezik përhapjeje.

Falënderojmë për angazhimin maksimal 464 efektivë zjarrfikës, dhjetëra efektivë të Forcave të Armatosura, forcat bashkiake, forcat policore, punonjësit e Administratës së Zonave të Mbrojtura dhe të shërbimit pyjor, si dhe forcat vullnetare, të cilët me mjete, ndihmuar edhe nga helikopteri #Cougar dhe 2 #Canadair të ofruara nga Greqia punuan me përkushtim për të shuar flakët në temperatura tejet të larta", njofton Peleshi

ME TE LEXUARAT