Si Suel Çela i premtoi hakmarrje Marsel Shegës kur "nuhati" tradhti në trafikun e kokainës!

Por ndërsa kishin në plan të qëronin hesapet me grupin rival të Çapjave, bisedat tashmë të zbërthyera në platformën Sky Ecc, na japin një panorama më të qartë të aktivitetit kriminal që Suel Çela dhe banda e tij kishin ndërtuar edhe në fushën e trafikimit të lëndëve të forta narkotike me drejtim nga Amerika e Jugut në Evropë.
Ku në skenë për herë të parë në këtë dosje del edhe emri i Marsel Shegës, i cili mban edhe gjeneralitetet Bujar Shega. Shega i cili është zotërues i disa kompanive si Viola Green dhe Wonder Green.
Kompani nëpërmjet të cilave ai kishte fituar dhe tendera për pastrimin e disa qyteteve, ndërsa rezulton një personazh me lidhje të forta në politikë. Por ndërsa në Shqipëri ai fshihej pas maskës së biznesmenit të suksesshëm, hetimi i SPAK zbuloi se ai ishte financues i trafikut ndërkombëtar të kokainës. Suel Çela u dërgon bashkëpunëtorëve të tij dy foto të drogës që i përket personit me emrin ‘Bujari’ dhe ‘Bisha’, që më gjasa pasi është vjedhur, mund të ketë dalë në treg. Dhe për këtë ai dërgon fotografitë me stampat në mënyrë që nëse do dilte në treg, droga të identifikohej nëpërmjet etiketave.
Dyshimet vazhdojnë edhe më tej. Ndërsa Suel Çela i premton Marsel Shegës hakmarrje nëse del që droga e tij është vjedhur. Hijet më të forta të dyshimit tashmë bien mbi personat që kishin për detyrë të nxirrnin drogën nga porti. Ndaj për këtë arsye duheshin kryer verifikime.
‘Nëse rezulton se grupi i daljes e ka vjedhur apo ka mashtruar atëherë ai duhet ekzekutuar, pasi dikush duhet të bëhet shembull’.
Nga konteksi i kësaj bisede dyshohet se Suel Çela merr konfirmimin nga bashkëbiseduesi i tij Marsel Shega se ngarkesa më lëndë narkotike të cilën e prisnin për t’u nisur sapo ka marrë rrugën dhe për një periudhë kohore prej 20 ditësh do të jetë në destinacion. Nga bisesat që Suel Çela bën me bashkëpunëtorin e tij Gazmend Disha, i cili edhe ai ka një pjesë të kokainës në bord, lihet të kuptohet se ngarkesa e plotë është 1300 kliogram.
Dhe se Bujari i kishte konfirmuar që ngarkesa ishte nisur në mëngjes, dhe për të mbërritur deri në Belgjikë duheshin të paktën 27 ditë. Por ndërsa po i gëzoheshin faktit që festat do i gjenin të lumtur, një lajm i tmerrshëm mbërrin për porositësit e drogës. Kokaina që ata prisnin dhe që ata mendonin se ishte nisur një ditë më parë ishte sekuestruar sërish në portin e nisjes. Gjë që vërtetohet edhe nga aktet e sekuestrimit të mbajtura nga autoritetet ligjzbatuese në Ekuador.
Lajmin për sekuestrimin e lëndës nartkotike ia pohon Suel Çelës dhe vetë Marsel Shega. Që duket shumë i pezmatuar, pasi ka humbur një tjetër ngarkesë brenda pak kohësh, në mënyrë të çuditshme në të njëjtin port në Ekuador.
Marsel Shega- …Mjesi vlla…Po e nis me lajm të keq…
Puna që hypi na paska rënë…
Sapo erdhi ai i hypjes më takoj…
Do më sqaroj më mirë për detaje…
Do kaloj andej nga ty pastaj…’
Por Suel Çela nuk bashkëpunoi vetëm me Marsel Shegën në trafikun e kokainës. Ai ndërkohë ishte futur në marrëdhënie edhe me Ergys Dashin, një tjetër narkotrafikant që më pas u ekzekutua në Ekuador.
Siç është edhe ky episod i dështuar i trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Ku më 5 Janar 2021, policia hollandeze sekuestroi në portin e Roterdamit 446 pako me kokainë të fshehura në dyshemenë e një konteineri. Konteiner që në dokumente ishte i ngarkuar me bananë dhe kishte mbërritur në këtë port nga Ekuadori. Operacionin gjatë të cilit në Holandë u arrestuan disa persona/bw


