Si nëpër filma/ Ylli Zalla nuk u vetëdorëzua por u arrestua nga Policia e Tiranës dhe RENEA (Video)

Aktualitet

Si nëpër filma/ Ylli Zalla nuk u vetëdorëzua por u arrestua
Dalin pamjet nga operacioni për arrestimin e Ylli Zallës, i cili, ndryshe nga pretendimet e avokatit të tij se ishte vetëdorëzuar, rezulton se është mbajtur nën vëzhgim nga Policia e Tiranës deri në momentin e prangosjes.

Sipas pamjeve të siguruara, Zalla shfaqet duke lëvizur në zonë me një kallashnikov në krah. Arma iu sekuestrua gjatë operacionit, së bashku me tre karikatorë.

Hetuesit e Policisë së Tiranës kanë ndjekur lëvizjet e të shumëkërkuarit përmes një operacioni survejimi, ku është përdorur edhe dron i teknologjisë së lartë “Bayraktar”.

Pas lokalizimit dhe ndjekjes së tij, në operacion u angazhuan edhe forcat speciale RENEA, të cilat bënë të mundur arrestimin e Ylli Zallës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion