Ekzekutimi i efektivit 28-vjeçar, kamerat filmuan ngjarjen
Vrasja e efektivit të forcave ‘Shqiponja”, Nevrus Cenalia, nga autori 23-vjeçar, Azgan Mernica, është regjistruar e gjitha në kamera!
Ngjarja e rëndë ndodhi në dalje të fshatit Baltëz të Fierit, fshat në të cilin jetonte viktima. Disa pista po hetohen, por paraprakisht dyshohet se autori dhe viktima mund të kenë debatuar për një konflikt të çastit, që lidhej me një rrugë të ngushtë.
Në vendin ku ka ndodhur krimi, është e vendosur edhe një kamera sigurie, e cila është marrë nga policia dhe po bëhet këqyrja e pamjeve.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
E ndërsa policia vijon hetimet dhe kërkimet për lokalizimin dhe vënien në pranga të autorit, familja e 28-vjeçarit ka hapur dyert e mortit… Një muaj më parë, familja e tij gëzonte dhe priste urime për martesën e 28-vjeçarit, që sot jeta iu pre në mes.