Si iu bë pritë, Viktor Bardhit/ U qëllua me breshëri armësh, gjenden rreth 30 gëzhoja automatiku në zonë

Aktualitet

Si iu bë pritë, Viktor Bardhit/ U qëllua me breshëri

Viktor Bardhi u vra ditën e sotme pas një atentati që iu bë në fshatin Ndërfushas, në Mirditë.

Në zonë ndodhen edhe  ekspertët të cilët po bëjnë këqyrjen e vendit, ndërsa është vendosur edhe perimetri i sigurisë.

Viktor Bardhi është qëlluar tek nënkalimi i Ndërfushasit. Ai punonte si punëtor ujësjellësi dhe mendohet se kishte ardhur për të hapur ujin.

Mendohet se sapo kishte marre rrugën për tu kthyer kur i është bërë pritë dhe ndaj mjetit tip “Mercedez” më të cilin udhëtonte është qëlluar me breshëri armësh.

Në vendngjarje janë gjetur rreth 30 gëzhoja automatiku.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion