"Si i zbuluam targat e SHIK-ut", hetoi dosjen e zhdukjes së Remzi Hoxhës, Shkëlqim Hajdari: Kërkuam nëpër varreza

Aktualitet

"Si i zbuluam targat e SHIK-ut", hetoi dosjen e zhdukjes së Remzi

Një prej njerëzve që ka kaluar nëpër duar dosjen e zhdukjes së Remzi Hoxhës, prokurori Shkëlqim Hajdari thotë se eshtrat e tij mund të jenë asgjësuar.

Duke folur në “Zona Zero” në Top News, Hajdari thotë se ka bërë kërkime nëpër varreza për eshtrat e Hoxhës, por pa marrë asnjë rezultat.

Gazetari: Kanë ardhur njerëz dhe kanë thënë që i dimë ku janë eshtrat por duam 200 mijë euro. I ke dëgjuar këto histori?

Hajdari: Jo vetëm që i kam dëgjuar, por kam bërë veprime pa i njoftuar fare familjarët për veprime që më vinin edhe mua. Kam qenë shëtitës nëpër varreza.

Të gjitha kanë qenë informacione të gabuara qoftë në hetimin e parë, qoftë në hetimin e dytë që bënte Xhevat Hana. kam marrë pjesë në 3-4 raste.

Kisha kontakte me xhaxhanë e Ardianit. Në hetimin e dytë më shtohej mendimi që frika e madhe apo arsyet e tjera të atyre që e bënë këtë tragjedi njerëzore, mund të kishin asgjësuar eshtrat. Kam ditur se ç’përfaqëson fisi Hoxha i shtrirë në Kosovë dhe Maqedoni.

Na kanë treguar se pavarësisht se mund të goditesh fort mund të ruash qytetarinë dhe qetësinë. I kishin të gjitha mundësitë që për njerëz që janë të përfshirë në këtë ngjarje, nuk kanë bërë asnjë veprim për t’u hakmarrë.

Hajdari tregoi se nje zyrtar i qarkullimit rrugor te kohes, kishte ndihmuar hetimin, pasi i ishte pergjigjur shkreses se prokurorise per informacion, duke thene se targat e makines qe rrembeu Remzi Hoxhen, i perkisnin njeres prej kater makinave te SHIK-ut te kohes./tch

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion