LAJM I FUNDIT/ Policia arreston të miturin që vrau 15-vjeçarin pranë shkollës “Fan Noli”

Aktualitet
LAJM I FUNDIT/ Policia arreston të miturin që vrau 15-vjeçarin

Një ditë pas vrasjes me thikë në zemër të 14-vjeçarit Martin Cani, pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë,  është arrestuar autori.

Autori Marin Ll. Është arrestuar në rrugën “Qemal Stafa”, pak metra larg shkollës 9-vjeçare ku ndodhi ngjarja tragjike.

Burime për media bëjnë me dije se autori Marin Ll., ditën e djeshme ndodhej në spital privat për trajtim pasi mori një plagë në dorën e majtë.

Autori 14-vjeçar dyshohet se pas përplasjes së dhunshme me thika, ku qëlloi disa herë bashkëmoshatarin është larguar pranë një parku, e më pas ka shkuar në një spital privat. Ndërsa u publikua edhe një foto, ku shihet dora e gjakos e autorit. Dyshohet se ai e ka fotografuar dhe dërguar disa shokëve të tij pas ngjarjes.

Njoftimi:

Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, në rrugën “Qemal Stafa”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ndaj Personit arrestuan një të mitur 14 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje e kryer ndaj të miturit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 79 pika a dhe 279 të Kodit Penal.

Ky shtetas, ditën e djeshme, në afërsi të shkollës “Fan Noli”, për motive të dobëta është konfliktuar me dy bashkëmoshatatët e tij dhe gjatë konfliktit i ka goditur ato me mjet prerës. Gjatë konfliktit janë dëmtuar të 3 të miturit.

Si pasojë e plagëve të marra njëri nga 14-vjeçarët ka ndërruar jetë në spital, ndërsa tjetri, së bashku me autorin e dyshuar ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion