“Si bombë”/ Nëna tregon se si makina e djalit mori flakë: I bëri hatanë

Aktualitet

“Si bombë”/ Nëna tregon se si makina e djalit mori

Mbrëmë, gjatë orëve të natës, ka marrë flakë një automjet dhe është djegur thuajse plotësisht. Duke folur për mediat, nëna e pronarit të automjetit ka treguar momentin e rënies së zjarrit. Sipas saj, i biri sapo kishte mbërritur në banesë dhe kishte parkuar makinën, ndërkohë pas një ore është dëgjuar një zhurmë e madhe dhe makina është përfshirë nga flakët.

“Kjo makinë punon djali në Vlorë dhe punon taksi. Kur u ndez ishte ora 12 se ishte makina e djalit dhe dolën të rinjtë. Ai parkoi këtë dhe nxori tjetrën jashtë. Sapo u ngjit lart dhe u shtri në krevat, zhurma si bombë. I bëri hatanë djalit. Nuk kemi pasur konflikte, as djali nuk di të ketë pasur. Nëse e ka bërë ndonjë i lig, kështu i djegtë zemra”, tha nëna e djalit që i mori flakë makina.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion