U vra me breshëri kallashnikovi, kushëriri i tij i zhdukur tre vite më parë në Vlorë

Aktualitet

U vra me breshëri kallashnikovi, kushëriri i tij i zhdukur tre vite

Delon Troqe, i cili u vra mbrëmjen e sotme, është kushëriri i Ervis Troqes, i zhdukur tre vite më parë, në verën e vitit 2018 në Vlorë.

Ervis Troqe, 26-vjeç nga qyteti i Vlorës, rezulton ende i zhdukur, që prej datës 19 korrik të vitit 2018. Në atë kohë Ervis Troqe, sapo ishte kthyer nga Belgjika se bashku me Albano Xhaferrin, edhe ky i zhdukur në atë vit.

Siç rrëfyen familjarët ai u largua me një automjet tip “Mercedes-Benz” dhe prej atij momenti fati i tij nuk dihet. ‘Dua një eshtër ku ta qaj!’, kështu rrëfeu pak kohë pas zhdukjes, babai i Ervis Troqes, i cili tha se nuk ka shpresa që ai të gjendet i gjallë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion