Aksidenti me një viktimë dhe tre të lënduar në aksin Cërrik- Gramsh, vihen në pranga drejtuesit e dy mjeteve
Policia ka vënë në pranga drejtuesit e dy mjeteve, të cilët një ditë më parë (3 shkurt) u përfshirë në një aksident të rëndë në aksin rrugor “Cërrik-Gramsh”.
Dy të arrestuarit, 21 dhe 39 vjeç, akuzohen për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Kujtojmë se nga aksidenti mbeti një viktime dhe tre të plagosur.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
“Në vijim të informacionit të dhënë dje, për aksidentin rrugor në aksin “Cërrik-Gramsh”, si pasojë e të cilit humbi jetën shtetasi A. H., 52 vjeç, pasagjer, si dhe u dëmtuan 2 drejtuesit e automjeteve dhe 1 pasagjer, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë 2 drejtuesit e automjeteve, shtetasit G. K., 21 vjeç dhe E. H., 39 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” me pasojë vdekjen”, njofton policia.