Shuma parash, ora floriri me diamante, bizhuteri dhe piktura/ Grabitet apartamenti i Dritan Agollit, kreu i FSHZH nuk ...

Aktualitet

Shuma parash, ora floriri me diamante, bizhuteri dhe piktura/ Grabitet

Një apartament që dyshohet se përdoret nga Drejtori i Përgjithshëm i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, FSHZH, Dritan Agolli, ka rënë pre e një grabitjeje ditët e fundit.

Sipas raportimeve, nga banesa janë vjedhur shuma të konsiderueshme parash në valutë, bizhuteri, orë të shtrenjta floriri me diamante, si dhe sende të tjera me vlerë.

Por pvarësisht rëndësisë së grabitjes, ngjarja është mbajtur e fshehtë. Deri më tani, nuk është regjistruar asnjë denoncim zyrtar pranë organeve të rendit nga ana e kreut të FSHZH-së, ndonëse bëhet fjalë për humbje të konsiderueshme parash.

Sipas raportimeve, ekzistojnë dyshime se grabitësit kanë pasur informacion të detajuar nga persona të afërt me Agollin. /Marrë nga Dosja.al

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion