Horror! 4-vjeçari rezultonte i zhdukur prej një viti, policia gjen trupin e varrosur në oborrin e babait. Dyshohet se…

Bota

Horror! 4-vjeçari rezultonte i zhdukur prej një viti, policia gjen

Një ngjarje tronditëse ka dalë në dritë në Shtetet e Bashkuara, ku një baba është arrestuar pasi dyshohet se vrau djalin e tij 4-vjeçar dhe e fshehu trupin në oborrin e shtëpisë së familjes. Jacob Bevins, 36 vjeç, përballet me akuza për vrasje të paqëllimshme dhe dhënie deklaratash të rreme ndaj autoriteteve, pasi hetimet zbuluan se djali i tij, Aiden Bevins, kishte humbur gjurmët prej më shumë se një viti.

Rasti nisi të hetohej më 12 maj, kur policia po kërkonte vajzën 6-vjeçare të familjes. Gjatë verifikimeve, autoritetet konstatuan se vajza ishte e sigurt pranë nënës së saj, por vunë re mungesën e vëllait të saj 4-vjeçar. Fillimisht, babai u tha hetuesve se fëmija po jetonte me të afërm në një shtet tjetër. Edhe nëna e të miturit, e cila ndodhej në burg në kohën e zhdukjes, deklaroi se besonte se djali ishte në Idaho me familjarë. Megjithatë, pasi policia kontaktoi të afërmit, ata mohuan të kishin parë ndonjëherë fëmijën.

Më 15 maj, hetuesit zbuluan trupin e 4-vjeçarit të futur në një qese mbeturinash dhe të varrosur në oborrin e një shtëpie në pronësi të gjyshes së fëmijës dhe të babait të tij.

Gjatë marrjes në pyetje, 36-vjeçari fillimisht pranoi se e kishte goditur të birin në kokë, duke shkaktuar vdekjen e tij. Më pas ai ndryshoi versionin, duke pretenduar se fëmija ishte rrëzuar aksidentalisht dhe kishte humbur jetën pasi kishte goditur kokën.

Megjithatë, ekspertiza mjeko-ligjore arriti në përfundimin se plagët e viktimës ishin shkaktuar nga një objekt i fortë, një fakt që bie ndesh me pretendimin e fundit të të dyshuarit. Hetimet kanë nxjerrë në pah edhe shqetësime të mëparshme për sigurinë e dy fëmijëve. Aiden dhe motra e tij kishin qenë më parë në kujdestari, ndërsa ish-prindërit kujdestarë deklaruan se kishin njoftuar disa herë Shërbimet Mbrojtëse të Fëmijëve për problemet dhe rreziqet që, sipas tyre, kërcënonin mirëqenien e të miturve. Autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e krimit që ka tronditur komunitetin lokal.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion