Shuhet në aksident shqiptari, makina e hodhi 30 metra larg pas përplasjes

Aktualitet

Shuhet në aksident shqiptari, makina e hodhi 30 metra larg pas

Një shqiptar humbi jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor.

Ngjarja ndodhi të enjten mbrëma teksa 67-vjeçari, emri i të cilit nuk është bërë publik, duke ecur në këmbë u përplas nga një makinë.

Aksidenti u shënua në një rrugë provinciale në Valperga. Siç shkruajnë mediat, dëmtimet që ai kishte marrë ishin shumë të mëdha dhe humbi jetën në vendin e ngjarjes.

Të njëjtat burime thonë se shqiptari sapo kishte blerë disa pajisje pune, mes tyre edhe një sharrë elektrike.

Me pajisjet e reja ai ishte nisur drejt shtëpisë, ku për arsye që nuk dihen ende u godit nga një makinë Audi Q2 kur po kalonte rrugën.

Policia thotë se nuk ka patur shenja frenimi në rrugë dhe përplasja ka qenë shumë e fuqishme, duke e hedhur 67-vjeçarin të paktën 30 metra larg vendit të ngjarjes.

“E njihja, ishte një klient i rregullt i dyqanit tonë, një njeri shumë i sjellshëm”, tha pronari i dyqanit ku kishte qenë shqiptari pak para aksidentit tragjik.

Në lidhje me ngjarjen policia ka ndaluar një 71-vjeçar që drejtonte makinën. Ai ka dhënë deklaratën në polici dhe më pas është dërguar në spital në gjendje shoku./tvklan

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion