Vdekja e Janullatos, ja cfarë vendosi sot Sinodi i Shenjtë i Kishës në mbledhjen urgjente

Aktualitet

Vdekja e Janullatos, ja cfarë vendosi sot Sinodi i Shenjtë i

Ditën e sotme eshte mbledhur Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, për të diskutuar se çfarë do të ndodhë pas vdekjes së Kryepeshkopit, Anastas Janullatos.

Në një seancë të jashtëzakonshme, Sinodi shprehu dhimbjen për humbjen e Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, Imzot Anastasit.

Gjithashtu, Sinodi i Shenjtë mori këto vendime:

1. Zgjedhjen e Mitropolitit të Korçës, Imzot Joanit, si Mbikqyrës (Locum Tenens) të Fronit Kryepiskopal.

2. Shpalljen e zisë kishtare për pesë ditë, nga datat 25 – 29 janar 2025.

3. Pritja e trupit të Kryepiskopit të ndjerë do të bëhet para Katedrales “Ngjallja e Krishtit” Tiranë, të martën, datë 28 janar, ora 16:00.

Pas pritjes, homazhet do të mbahen brenda Katedrales gjatë kësaj pasditeje dhe gjatë gjithë ditës së nesërme, të mërkurën, datë 29 janar 2025.

4. Shërbesa e varrimit do të kryhet ditën e enjte, datë 30 janar, ora 11:00, pas Liturgjisë Hyjnore.
Në përfundim të seancës, Sinodi i Shenjtë kreu një shërbesë përshpirtjeje dhe, njëkohësisht, fton të gjithë besimtarët të bashkohen në lutje për prehjen e shpirtit të Atit dhe Kyebariut tonë, Kryepiskopit të ndjerë Imzot Anastasit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion