Shtyhet doza e dytë e vaksinës kineze, shkak është sasia e pakët

Aktualitet

Shtyhet doza e dytë e vaksinës kineze, shkak është sasia e

Prej tre ditësh qytetarët që duan të bëjnë dozën e dytë të vaksinës Coronavac presin në diell, por nuk arrijnë të vaksinohen.

Sasia e vaksinës kineze ka mbaruar dhe ende nuk ka mbërritur sasia tjetër, por qytetarët nuk janë njoftuar, pasi edhe ato pak vaksina që bëhen në shesh sigurohen nga rrethet.

Në institutin e shëndetit publik thonë se pritet të vijë sasia tjetër me vaksinën kineze por ka pasur vonesa.

Sipas Nelaj nuk ka asnjë problem shtyrja në kohë e dozës së dytë të vaksinës. Por, për të evituar vajtje ardhjet është mirë që qytetarët të mos shkojnë në shesh por të telefonojnë mjekun e familjes për të pyetur nëse mund ta kryejnë tani apo jo dozën e dytë. Aktualisht po kryhen vaksinime me Pfizer, Sputnik dhe AstraZeneca.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion