“Shteti nuk ekziston”/ Apeli i avokatit: Të ndihmojmë 39-vjeçarin që vuan nga kanceri

Aktualitet

“Shteti nuk ekziston”/ Apeli i avokatit: Të ndihmojmë

Avokati Elton Laska, në një postim në Facebook, ka bërë apelin për ndihmë të një babai të dy vajzave, i cili vuan nga sëmundja e kancerit.

Laska shkruan se miliona euro shkojnë çdo vit për PPP-të korruptive, me mijëra shqiptar detyrohen të kurohen jashtë vendit, duke i ekspozuar familjet përballë shpenzimeve të papërballueshme për të mbajtur në jetë familjarët e tyre.

Më tej avokati shkruan se i sëmuri Besmit Peci, duhet të kryejë në Greqi një ndërkyrje kirurgjikale që kushton 70 mijë euro, dhe se familja e tij ka hapur një llogari në Gofundme, ku kërkohet ndihma e qytetarëve që babai i dy vajzave të kryej operacionin që do t’i shpëjtojë jetën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Postimi i avokatit:

Babai i dy vajzave të mitura në luftë për jetën, familja e tij apel për ndihmë për kurimin jashtë vendit!

Ndërkohë që miliona euro shkojnë çdo vit për PPP-të korruptive, me mijëra shqiptar detyrohen të kurohen jashtë vendit, duke i ekspozuar familjet përballë shpenzimeve të papërballueshme për të mbajtur në jetë familjarët e tyre.

Besmir Peci 39 vjeç baba i dy fëmijëve të mitur prej 6 muajsh po lufton për jetën pasi është diagonistikuar me kancer në stomak, që tashmë është në fazë të avancuar.

39 vjeçari po kurohet në një spital të Greqisë, teksa bashkëshortja e tij Xhensila Peci apelon për ndihmë pasi kostot e ndërhyrjeve kirurgjikale shkojnë deri në 70 mijë euro.

Apeli i saj shkon për çdo qytetar (se shteti nuk ekziston) ose organizata që mundet të kontribuojë për të mbajtur në jetë 39 vjeçarin, babain e dy vajzave të mitura.

Familja për këdo që mundet të kontribuojë ka vënë në dispozicion llogarinë në gofundme.

https://www.gofundme.com/f/ndihme-per-shpenzime-mjekesore

 

 

 


 

ME TE LEXUARAT