Procesi i vaksinimit në Shqipëri me ritme të larta, por ende shumë larg mesatares së Eruopës

Aktualitet

Procesi i vaksinimit në Shqipëri me ritme të larta, por ende

Në Shqipëri vijon procesi i vaksinimit, ku që në ditët e para ka ecur me ritme të larta, por vijon të jetë nën mesatares së Europës. Në raportin e publikuar nga Ëorldindata, në Shqipëri ishin dhënë 19.3 vaksina për 100 banorë, në krahasim me 32.3 që është mesatarja europiane dhe rreth 36, që është mesatarja e Bashkimit Europian dhe pak më lart se mesatarja globale prej 15.5.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë në vend, ka ‘zbuluar’ se deri në 5 maj janë kryer në total 538,565 doza të vaksinës ndaj COVID-19. Mbi 419,246 vaksinime janë për persona mbi 60 vjeç. Deri më 4 maj, mbi 100 mijë të vaksinuar me dy doza.

Sipas raportit, në krye të listës në Europë për vaksinimin, ka kaluar Malta, që ka administruar 80 doza për 100 banorë. Mbretëria e Bashkuar vijon të ruajë ritme të larta, me 75 doza për 100 banorë, e ndjekur nga Hungaria që e ka këtë tregues në 66. Në Ballkan, kryeson Serbia, me gati 52 doza për 100 banorë, duke u renditur edhe i katërti në Europë.

Procesi i vaksinimit në Shqipëri me ritme të larta, por ende

Shqipëria vijon të renditet ndër 10 shtetet europiane, që kanë bërë më pak vaksinime, ndonëse pas Serbisë është e dyta në Ballkan për ritmin më të shpejtë. Rritje javët e fundit ka shënuar dhe Mali i Zi (13.6). Mbrapa janë me vaksinimin Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Bosnjë- Hercegovina, që nuk kanë arritur të japin më shumë se 5 doza për 100 banorë.

Në vendet e tjera të Europës, Turqia ka administruar 28.5 doza për 100 banorë, Italia 36.5, Greqia 31.7, Kroacia 23.8.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion