Shqiptarit në Greqi i zihet pritë, qëllohet me armë zjarri pranë banesës
Lajmifundit
/
25 Janar 2024, 09:59
Aktualitet

Një 43-vjeçar ka rënë pre e një atentati mbrëmjen e së mërkurës, 24 janar, në Kato Achaia.
Sipas informacioneve të protothema.gr, gjithçka ka ndodhur rreth orës 23:30, kur shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, po kthehej në shtëpi.
43-vjeçarit i është afruar një makinë e zezë, e cila drejtohej nga një person i paidentifikuar. Ky i fundit ka nxjerë armën dhe ka qëlluar tre herë në drejtim të tij.
Shqiptari ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjenncë në spital.
Në vendngjarje u gjetën dy gëzhoja pistolete 9 mm dhe një fishek i deformuar. Policia po punon për identifikimin e autorit.


