Shqiptari kapet me 9 kg kokainë në Francë, vlera 600 mijë euro

Aktualitet

Shqiptari kapet me 9 kg kokainë në Francë, vlera 600 mijë

Një i ri shqiptar u arrestua nga policia franceze duke transportuar një sasi lënde narkotike të llojit kokainë.

Shqiptari 25-vjeçar është arrestuar në zonën e pushimit St Léger, në A10, në Charente-Maritime.

Doganierët francezë i bënë shenjë ndalimi dhe gjatë kontrollit të mjetit i gjetën në makinë 9 kilogramë kokainë.

Sipas burimeve droga ishte fshehur në kutinë e vendosur poshtë levës së marshit. Vlera e kokainës nëse do të hidhej në treg përllogaritet në rreth 600.000 euro.

25 vjecari shqiptar pritet të dalë këtë të martë përpara gjykatës së Saintes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion