"Mund të më bësh mijëra pyetje", Berisha rrëfehet tek ish-zëdhënësja: Nuk tërhiqem nga mandati

Politikë

"Mund të më bësh mijëra pyetje", Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha është përballur në një intervistë në Euronews, me ish-zëdhënësen e tij Erla Mëhilli. Përballë saj, Berisha është shprehur se nuk do të tërhiqet nga mandati i deputetit pavarësisht shpalljes "non grata" nga SHBA.

"Mund të më bësh mijëra pyetje", Berisha

Erla Mëhilli: Të gjithë e dinë që kemi punuar bashkë, plot 12 vite.

Sali Berisha: Në qoftë se ka njeri që ka të drejtë t'i shtojë Sali Berishës, qindra mijëra pyetje ajo është Erla Mëhilli.

Erla Mëhilli: Do jeni në Kuvend?

Berisha: Ditën e premte Berisha do të jetë në parlament ne përputhje të fortë me vullnetin e qytetarëve shqiptarë.

Unë e kam theksuar, nuk fshihen prapa mandatit absolutisht jo. Nuk fshihem prapa sovranitetin, prapa dinjitet. Unë bëj gjithçka për të mbrojtur dinjiteti tim, sepse sovraniteti i vendit tim është shprehur nga zgjedhësit shqiptarë. Ata me votë shprehin sovranitetin e tyre. Unë nuk mund ta shkelmoj atë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion