Shqipëria, “sheshi i ri i lojërave” për miliarderët e botës! Çfarë po ndodh me bregdetin dhe zonat e mbrojtura në vend

Shqipëria po kthehet me shpejtësi në një nga destinacionet më të përfolura të turizmit elitar në Evropë. Në një raportim të fundit nga mediat ndërkombëtare, mediat gjermane si Deutsche Welle, vendosin në fokus investimet luksoze që pritet të transformojnë zonat kyçe bregdetare të vendit, duke e cilësuar rajonin si “sheshin e ri të lojërave për miliarderët”.
Në qendër të vëmendjes mbeten projektet madhore të paralajmëruara në ishullin e Sazanit dhe në bregdetin e Vlorës, të cilat synojnë të tërheqin kapital të huaj dhe vizitorë me të ardhura të larta.
Sipas raportimeve, ndërtimi i resorteve të nivelit të lartë dhe infrastrukturës ekskluzive po shihet nga mbështetësit si një mundësi e artë për zhvillimin ekonomik dhe promovimin global të Shqipërisë.
Nga ana tjetër, raportimi vë në dukje edhe shqetësimet e ngritura nga ekspertët e mjedisit dhe aktivistët vendorë.
Dilemat kryesore lidhen me ndikimin që këto projekte masive do të kenë në ruajtjen e ekosistemeve të mbrojtura, qasjen e lirë të publikut në plazhe, si dhe ruajtjen e ekuilibrit mes turizmit elitar dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
Mbulimi i medias ndërkombëtare nëstrelizon se Shqipëria ndodhet në një udhëkryq të rëndësishëm zhvillimi, ku përballen premtimet për kthimin e vendit në një Riviera të re luksoze dhe sfidat për mbrojtjen e pasurisë natyrore.


