Ish-të Përndjekurit Politikë kundër PS e PD: “Rama dhe Berisha e kanë kapur Shqipërinë prej fyti

Aktualitet

Ish-të Përndjekurit Politikë kundër PS e PD: “Rama dhe

Kreu i Shoqatës së ish-të Përndjekurve Politikë, Besim Ndregjoni, ka lëshuar akuza të forta ndaj klasës politike në Shqipëri, teksa foli mbi protestën masive qytetare, duke deklaruar se Edi Rama dhe Sali Berisha kanë penguar demokratizimin e vendit gjatë tre dekadave të fundit.

Në një intervistë për News24, në kuadër të protestave që po zhvillohen në Tiranë, Ndregjoni u shpreh se Partia Socialiste dhe Partia Demokratike janë “parti staliniste”, të cilat sipas tij kanë tentuar të kontrollojnë dhe zbehin çdo lëvizje qytetare.

Ndregjoni tha se misioni i protestës shkon përtej politikës dhe synon, sipas tij, largimin e mentalitetit të trashëguar nga sistemi komunist.

Besim Ndregjoni: Këta dy parti, u bënë bashkëudhëtare me PPSH që kishte vrarë 6 mijë shqiptarë që kishte shkaktuar dhe ligji i parë anti-shqiptar ishte 7501 që u merrte pronën shqiptare dhe e përdorte pushteti për interesat e tyre. Lëvizja studentore kam qenë prezent në atë kohë, nuk kam qenë një drejtues por pjesëmarrës në ato ditë.

Këto dy parti janë tipike staliniste. Formalisht quhen demokratike dhe socialiste. Gjithë luftën e kanë pse kërkojnë të kthehet lëvizja në forcë politike. Kërkojnë ta shuajnë protestën. Nga ky uragan i lirisë kërkojnë që këta të jenë autor edhe ë zhvillimin e Shqipërisë së re. Janë diskredituar botërisht.

Misioni është më i madhe se forca politike. Misioni i zhdukjes së stalinizmit nga politika. Unë e kuptoj Shqipërinë e re si të rinjtë. Nuk e kuptoj Shqipërinë e re me pjesëmarrjen e Edi Ramës dhe Sali Berishës në politikbërje. Për sa kohë ata kanë 35 vjet që e kanë kapur Shqipërinë për fyti dhe nuk e lënë as të demokratizohet dhe as të eci përpara. Misioni i kësaj rinie është që të hiqet diktatura postkomuniste në Shqipëri.

Kjo është protesta më madhështore, protesta e gjithpërfshirjes së shqiptarëve. Keni parë në një shtet europian dhe kryeministri i atij vendi të fyejë protestuesit. Kryeministri është përçmues vjen nga një familje xhelatë i ka shkaktuar kombit tragjedi mbi 50 vjeçare. Diktaturat kanë fund të hidhur. Këto diktatura në Shqipëri kanë një fund të hidhur. Fundi i hidhur i diktaturës në Shqipëri. Uraganin popullor nuk mund ta përballosh. Uragan lirie. I ka kthyer shpresën shqiptare.

ME TE LEXUARAT