Shqipëria dënon sulmin e Rusisë: Qëndrojmë në solidaritet të plotë me Poloninë

Aktualitet

Shqipëria dënon sulmin e Rusisë: Qëndrojmë në

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar në lidhje me zhvillimet mbi hyrjen e shumë mjeteve ajrore pa pilotë (dronë) në hapësirën ajrore të Polonisë.

Në reagimin e publikuar në rrjete sociale nga ministria thuhet se janë thellësisht të shqetësuar nga "shkelja e hapësirës ajrore të Polonisë nga dronët rusë gjatë sulmit masiv të mbrëmshëm ndaj Ukrainës".

"Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me aleatin tonë Poloninë dhe me NATO-n. Përshkallëzime të tilla të rrezikshme kërcënojnë sigurinë evropiane dhe nuk do të pengojnë unitetin tonë", theksohet nga ministria.

ME TE LEXUARAT