Eksploziv dyqanit të ish kryeministrit Aleksandër Meksi, tronditje në Tiranë

TIRANË- Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në zonën e Xhamllikut në Tiranë.
Nga shpërthimi i lëndës plasëse u dëmtua një dyqan MCN Get Connected, në pronësi të Endri Meksit, që shpërndan internet si dhe një klinkë dentare aty pranë.
Nuk dihen shkaqet, ndërsa raportohet për dëme materiale. Hetuesit dyshojnë se lënda plasëse është hedhur në formë kërcënimi.
Nuk dihet ende objektivi i shpërthimit me lëndë plasëse, nëse ka qenë dyqani i MCN apo klinika dentare që ndodhet ngjitur.
Policia e Tiranës ka bërë një reagim zyrtar lidhur me shpërthimin e ndodhur në rrugën “Xhenfize Keko” në Tiranës. Policia sqaron se shpërthimi ka ndodhur në një dyqan për shërbime interneti që është në pronësi të Endri Meksit.
Njoftimi i policise:
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 04:30, në rrugën “Xhanfize Keko” në dyqanin për sherbime interneti në pronësi të shtetasit E. M., ka shpërthyer një sasi dyshohet lëndë plasesë, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor së bashku me shërbimet e Policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.


