Lajm i fundit/ Joe Biden largohet nga gara për President i SHBA!

Aktualitet

Lajm i fundit/ Joe Biden largohet nga gara për President i SHBA!

Joe Biden ka vendosur që të tërhiqet nga gara presidenciale për Shtëpinë e Bardhë, sipas lajmit të konfirmuar nga BBC.

Ky vendim vjen pas një “vale” thirrjesh të zyrtarëve amerikanë që i kërkonin Biden-it që të tërhiqej nga gara presidenciale e SHBA.

Ndërsa ka qenë qëllimi im të kërkoja rizgjedhjen, besoj se është në interesin më të mirë të partisë sime dhe të vendit që unë të tërhiqem dhe të fokusohem vetëm në përmbushjen e detyrave të mia si President për pjesën e mbetur të mandatit tim”, ka shkruar Biden në një letër që ka postuar në llogarinë e tij X.

"Unë do të flas me Kombin më vonë këtë javë në më shumë detaje rreth vendimit tim."

“Ka qenë nderi më i madh i jetës sime të shërbej si presidenti juaj,” shkroi ai.

Tashme pritet emri që do të jetë përballë Donald Trump për zgjedhjet e 5 nëntorit 2024.

 

ME TE LEXUARAT