Shpërthimi me tritol te restoranti në Kamëz, autori i maskuar u filmua nga kamerat e sigurisë. Zbardhet dëshmia e pronarëve

Aktualitet

Shpërthimi me tritol te restoranti në Kamëz, autori i maskuar u

Një shpërthimi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në restorantin “Perla e Detit” në Kamëz.

Raportohet se tritoli është vendosur në pjesën e mbrape të biznesit në pronësi të Klodjan Muratit dhe Benard Elezit, kunetër me njëri-tjetrin.


Nga shpërthimi janë thyer disa xhama të fasadës së restoranit. Ndërsa kamerat sigurisë kanë fiksuar autorin e maskuar, i cili pasi hedh lëndën plasëse largohet me vrap në këmbë.

Pronarët deklarojnë se nuk kanë konflikte me njeri dhe nuk kanë asnjë ide se pse është vendosur lënda plasëse, dhe do të jenë hetimet në vijim që do të zbardhin ngjarjen.

Shpërthimi me tritol te restoranti në Kamëz, autori i maskuar u

“Rreth orës 02:20, në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamëz, në ambientet e jashtme të biznesit në pronësi të shtetasve B. E. dhe K. M., ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.


Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit”, informuan blutë.

ME TE LEXUARAT