Shpërthimi i gomës së kamionit rezultoi fatal për 23 vjeçarin, gjykata jep vendimin për pronarin

Aktualitet

Shpërthimi i gomës së kamionit rezultoi fatal për 23

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për pronarin e gomisterisë ku humbi jetën punonjësi 23-vjeçar. Ngjarja e rëndë ndodhi më 6 korrik në zonën e Kënetës.

Në lidhje me aksidentin në fjalë u arrestua pronari i gomisterisë, Xhemal Duka.

Mësohet se Rafael Talaj humbi jetën në vendin e tij të punës pas një incidenti që ndodhi gjatë momentit kur frynte gomën e një kamioni, e cila shpërtheu duke i shkaktuar atij vdekjen. Pronari i gomisterisë akuzohet për “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion