Shpërthen në flakë gjatë lëvizjes makina në aksin Pukë-Fushë Arrëz, shoferi përfundon...

Aktualitet

Shpërthen në flakë gjatë lëvizjes makina në aksin

Një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët ditën e sotme në aksin rrugor Pukë–Fushë Arrëz, në vendin e njohur si “Shkalla e Bushtres”. Sipas informacioneve paraprake, mjeti ka marrë flakë gjatë lëvizjes, ndërsa drejtuesi i automjetit ishte i vetëm dhe ka arritur të dalë pa lëndime.

Në pamjet e siguruara shihet se makina është shkrumbuar plotësisht nga zjarri. Sakaq në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa po verifikohen shkaqet e ngjarjes, që dyshohet të ketë ardhur nga një defekt teknik.

ME TE LEXUARAT