Shpërthen bombola e gazit, përfshihet nga flakët apartamenti në Tiranë

Aktualitet

Shpërthen bombola e gazit, përfshihet nga flakët apartamenti

Një banesë është përfshirë nga flakët, si pasojë e një shpërthimi të një bombole gazi. Mësohet se zjarri ka rënë në banesën e shtetases A.K, ku ka vetëm dëme materiale.

Tiranë/ Informacion paraprak

Me datë 09.12.2021, rreth orës 11:10, në një kompleks pallati, si pasojë e shpërthimit të një bombule gazi, ka rënë zjarr në banesën e shtetases A. K., ku ka vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT