"Atë dalja e çliron nga kjo gjë"/ Iliri përlotet për Sabianin

Showbiz

"Atë dalja e çliron nga kjo gjë"/ Iliri përlotet

Sabian dhe Iliri kanë krijuar një shoqëri shumë të mirë në “Big Brother VIP”.

Teksa bisedonte me Arjolën, Ilir është përlotur për Sabianin, pasi ai doli ndër 5 më pak të preferuarit në puntatën e kaluar të spektaklit.

“Atë dalja e çliron nga kjo gjë. Por ana, kur i thuhet që je ndër 5 më pak të preferuarit e publikut, kjo të vret. Artistin e vret komplet, sepse artist që ka pushtuar Maqedoninë, Bullgarinë, Greqinë, Italinë, Anglinë e vret. Thotë po unë ça paskam bërë deri tani. Për kë paskam kënduar? Se unë vishem me rrobat e Sabit në këtë moment, se e kam vëlla, e kam shok, e ndiej”, tha Iliri.

 Po ashtu edhe Arjola është shfaqur e përlotur.

ME TE LEXUARAT