Shpërthen bombola e gazit në një karburant në Ksamil, lëndohet 28 vjeçari

Aktualitet

Shpërthen bombola e gazit në një karburant në Ksamil,

Një bombol gazi ka shpërthyer në një karburant në Ksamil, duke lënduar një 28 vjeçar.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, ku dyshohet se shkak për këtë është bërë pakujdesia.

Si pasojë e shpërthimit është plagosur shtetasi F. I., 28 vjeç , i cili po kryente disa punime ne karburant dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Sot rreth orës 11:26, në Ksamil, në një pikë karburanti, dyshohet nga pakujdesia ka shpërthyer një bombule gazi, ku si pasojë është dëmtuar lehtë  shtetasi F. I., 28 vjeç , i cili po kryente disa punime ne karburant dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Forcat zjarrëfikëse dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe është bërë e mundur neutralizimi i menjehershëm i zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë.

ME TE LEXUARAT